atë liri dhe të drejtë. Sepse përveç të vërtetës ekziston
edhe gënjeshtra, e cila nuk duhet përdorur asnjëherë, e sidomos kundër njerëzve
të mirë.
Nga gjërat më të
këqija dhe irrituese janë shpifjet, gjëra të cilat po bëhen kundër Islamit dhe
besimtarëve muslimanë. Po dëgjoj fjalën "Terrorizëm Islamik" dhe kjo
më
bën të ndihem
shumë keq, gjë e cila durohet vetëm nga zemra e muslimanit, sepse pabesimtarit
po t'i bëhet e njëjta shpifje ai nga dobësia e imanit, ose do të bëjë
vetëvrasje ose do
t'i plasë zemra nga ajo gjendje, sepse zemra e tij nuk ka gjak të pastër
sikurse zemrat tona që prodhojnë gjak muslimani.
Së pari një
pyetje për ju. Nga vjen fjala “terrorizëm”?! Prej fjalës latine, që do të
thotë: ‘dhunë e paramenduar ndaj masës jo
luftuese me qëllim ndikimin e opinionit
publik për të arritur më pas në goditjen e
objektivave me natyrë politike, ushtarake apo ideologjike’.
Islami as që ka
lidhje me këtë fjalë dhe në fjalorin e tyre as që ekziston diçka e tillë.
Luftimin e
terrorizmit ata e kanë kuptuar si ndihmë për Amerikën dhe luftë kundër Islamit.
Islami nuk ka të
bëjë fare me terrorizëm, vetë fjala Islam e ka bazën e fjalës paqe dhe kjo fe
nuk lejon vrasjen e njerëzve pa faj, sistemi i Islamit ia jep secilit njeri të
drejtat e veta dhe nuk e diskriminon askë as në baza racore e as nacionale.
Secili vend i
okupuar ka të drejtë t’i kundërvihet një ushtrie e cila e okupon territorin e
tij, mirëpo me kusht që sulmet mos t'i bëjë tek personat civilë.
Profeti Muhammed
(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i ka urdhëruar pasuesit e tij të
luftojnë kundër atyre që u kanë shpallur luftë atyre. Por ai po ashtu iu
urdhëroi atyre që kurrë të mos i konsiderojnë civilët si objekte sulmi.
Përkundrazi, secili Musliman u urdhërua – dhe ende është i obliguar – të jetë
shumë i kujdesshëm për të siguruar sigurinë e atyre që nuk luftojnë.
Si mundet që
Islami të jetë terrorizëm kur edhe vetë argumenti nga hadithi na tregon se kush
jemi ne. Mirëpo të kota janë kurthet e tyre sepse do të dalë në shesh e
vërteta. Shekulli 20 u cilësua si shekulli i përgjakshëm. Pse a thua?! A Islami
e bëri të përgjakshëm? Jo jo! E bëri Europa "e ndershme" të cilët
vranë me miliona
njerëz pa pasur
pikë faji. A nuk ishte terrorizëm ajo?! Ta rangosh njeriun në mesin e kafshëve
e ta malltretosh vetëm pse ka racë të zezë, a nuk është racizëm dhe
terrorizëm? Ne
jemi praktikues të sistemit që e trashëgojmë nga Muhamedi sal-lall-llahu alejhi
ve sel-lem dhe ai na mësoi se i bardhi nuk ka përparësi ndaj te ziut as arabi
ndaj joarabit dhe as joarabi ndaj arabit.
Këtu do të vlen të përmendet edhe deklarata e
Pierre Vogel-it (Ebu Hamza), i cili kur u pyet rreth
terrorizmit dhe islamit tha:
Kush e ka filluar luftën e dytë botërore, muslimanët?
Kush i ka vrarë 20 milionë njerëz të pafajshëm nga banorët vendas të Australisë, muslimanët?
Kush hodhi bomba atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, muslimanët?
Kush vrau më tepër se 100 milionë indianë të kuqë në Amerikën Veriore, muslimanët?
Kush vrau më tepër se 50 milionë indianë të kuqë në Amerikën Jugore, muslimanët?
Kush robëroi rreth 180 milionë afrikanë, kur 88% prej tyre vdiqën dhe pastaj u hodhën në Oqeanin Atlantik, muslimanët?
Jo, kurrsesi nuk kanë qenë muslimanët!”
Terrorizmi i
Amerikës nuk ka fund, ngase ajo ende s’ka kërkuar falje për hedhjen e bombave më
6 dhe 9 gusht në Hiroshima dhe Nagasaki.
Të jesh i
krishterë, budist, pagan, apo edhe ateist kjo të sigurohet nga të drejtat ndërkombëtare,
ndërsa të jesh musliman atëherë je “terrorist”. Terrorizmi e paska një adresë
- Vendet islame.
Gabimi më i madh
bëhet kur përdoret termi “Terrorizëm islamik”, ngase fjala islam do të thotë
paqe, por unë nuk e di se ekzistuaka terrorizëm i paqshëm.
Sipas atyre që po
na bëjnë shpifje terrorizëm po u quaka edhe kur një polic e kap një vjedhës dhe
e rrah, atëherë polici llogaritet terrorist.
Në Izrael nuk është
e rastit që rabinët (kleri fetar) të shkojnë në sinagogë me armë në krah, mirëpo
prapë ata llogariten të paqshëm.
Kur një musliman
kishte shkuar në Amerikë dhe e mbyti një qen për të shpëtuar një fëmijë ku këtij
të fundit i kanosej rreziku nga i pari, atëherë nuk mungoi interesimi i gazetarëve
për ta paraqitur “heroizmin” e tij në ballinë dhe kështu që i treguan atij se
nesër në ballinën e gazetës së tyre do të qëndronte: “Nju Jork-ezi që shpëtoi
jetën e një fëmiu nga qeni”. Mirëpo ky ia kthen: Unë nuk jam Nju Jork-ez. Atëherë
gazetari ia kthen: Po ç’rëndësi ka, mjafton të shkruhet edhe “Amerikani që i
shpëtoi jetën fëmiut nga qeni”. Mirëpo ky përsëri ia kthen: Unë nuk jam
amerikan, por jam arab-musliman.
Të nesërmen me të
vërtetë u proklamua ky lajm, mirëpo pas konfirmimit se është arab-musliman,
titulli ishte kështu: “Muslimani
terrorist që vrau qenin”.
Në qoftë se Muhammedi alejhi selam e ka
ndaluar vënien e pulës në shënjestër, dëmkosjen e kafshëve pa nevojë, atëherë
sa rëndësi do të kishtë vlera e neriut.
Në shekullin e
VII hixhri, kur tartarët i pushtuan muslimanët dhe i robëruan, atëherë dijetari
Ibn Tejjmije shkoi te ata dhe kërkoi që t’i lirojë. Ata thanë se do t’i lirojnë
vetëm muslimanët. Atëherë Ibn Tejjmije iu përgjigj: Ose të gjithë (muslimanët,
krishterët, jehuditë) ose asnjërin.”
Qëllimi se për çfarë
kishte ardhur Islami më mirë mund të kuptohet me rastin kur Rebij ibn Amir i
kishte thënë udhëheqësit persian Rustumit: “Kemi ardhur që t’i nxjerrim njerëzit
nga adhurimi i robërve në adhurimin e Allahut, nga ngushtësia e kësaj bote në
gjerësinë e saj dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë islame.”
Amerikani Michell
Hart, në librin e tij “100 personalitete më me ndikin në botë” Muhammedin
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e vendos në vendin e parë.
Atyre, pabesimtarëve
veprat e tyre të liga ua mbulojnë zemrat e tyre, ashtu siç ceket në Kur’an: ”Por
të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (Mutaffifin, 14).
Por ne nuk kemi
se si t’ua ndryshojmë bindjen, ngase në ajetin që zbriti në Mekë, All-llahu
thotë: “A ti do t'i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?” (Junus, 99). Ndërsa
në ajtin që zbriti në Medine, Allahu thotë: Në fe nuk ka dhunë”(Bekare, 256).
Para gjithë kësaj
duhet ta definosh mirë kuptimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.
Pse kur jomuslimanët bëjnë një vepër të gabuar ajo mbetet vetëm një krim, ndërsa kur gabojnë muslimanët ajo quhet ekstremizëm?!
Prandaj, kujdes! Mos peshoni të njëjtën gjë me dy peshore!!!
Autor: Zenelabedin Latifi
Pse kur jomuslimanët bëjnë një vepër të gabuar ajo mbetet vetëm një krim, ndërsa kur gabojnë muslimanët ajo quhet ekstremizëm?!
Prandaj, kujdes! Mos peshoni të njëjtën gjë me dy peshore!!!
Autor: Zenelabedin Latifi
shumë mirë. Vetëm një korigjim nëse mundet ndyshoje te emri i shkrimtarit amerikan.. në vend Michell Hart është Michael Hart.
ReplyDeleteFalemnderit për mirëkuptimin!